Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Po t'u jepej njerëzve të drejtë në bazë të pretendimeve të tyre, do të kishte të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, andaj pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi, kurse ai që mohon duhet të betohet." Sahih - رواه البيهقي
explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ ka sqaruar në këtë hadith se, nëse njerëzve do t'u jepej thjesht në bazë të pretendimit të tyre, pa dëshmi e pa prova, do të kishte njerëz të atillë që do të pretendonin pasurinë dhe gjakun e të tjerëve, mirëpo pretenduesi ka për detyrë të sjellë dëshmi dhe prova për pretendimin që po bën, e, nëse ai nuk ka asnjë dëshmi, atëherë pretendimi i paraqitet të pandehurit, i cili, nëse e mohon, e ka për detyë të betohet dhe në këtë mënyrë ai (i pandehuri) fiton pafajësinë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ibën Dekik el-Idi ka thënë: "Ky hadith është një nga bazat e gjykimeve fetare dhe referenca më e madhe në rast të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve."
  • Feja ka ardhur për t'i mbrojtur pasuritë dhe gjaqet e njerëzve nga abuzimi.
  • Gjyqtari (kadiu) nuk vendos në bazë të njohurive të tij, por u referohet dëshmive dhe provave.
  • Çdo pretendim që nuk mbështetet në provë të qartë është i papranueshëm, pavarësisht nëse ka të bëjë me të drejtat dhe marrëdhëniet midis individëve apo me çështjet e besimit dhe të diturisë.
explain-icon

Kategoritë

explain-icon

Më shumë