I Dërguari i Allahut ﷺ na përudhi se nëse na ndalon të bëjmë diçka, duhet ta shmangim atë pa përjashtim, e, nëse na urdhëron të bëjmë diçka, atëherë duhet të bëjmë atë që kemi mundësi. Pastaj ai na paralajmëroi që të mos jemi si disa nga popujt e mëparshëm të cilët u bënin shumë pyetje profetëve të tyre pavarësisht se i kundërshtonin ata. Kështu që Allahu i ndëshkoi ata me lloje të shkatërrimit dhe asgjësimit, kështu që nuk duhet të jemi si ata, që mos të shkatërrohemi si ta.