Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Allahu nuk e shikon (me mëshirë) një burrë, që i afrohet një burri apo një gruaje në mënyrë anale."
Sahih - رواه الترمذي والنسائي في الكبرى
Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi kërcënimin e rëndë për burrin që i afrohet një burri ose një gruaje në mënyrë anale, se Allahu nuk do ta shikojë atë me mëshirë, dhe tregoi se kjo vepër bën pjesë në mëkatet e mëdha.
Mësime nga hadithi
Kryerja e marrëdhënieve seksuale me një burrë tjetër, që ndryshe quhet homoseksualizëm, është prej mëkateve të mëdha.
Kryerja e marrëdhënieve anale me një grua është mëkat i madh.
"Allahu nuk shikon...", pra me mëshirë dhe dhembshuri, domethënë nuk bëhet fjalë për shikimin e përgjithshëm, sepse asgjë nuk i fshihet Allahut të Lartësuar dhe asgjë nuk i shpëton shikimit të Tij.
Këto vepra janë nga më të rëndat dhe më të rrezikshmet për njerëzimin, sepse bien ndesh me natyrshmërinë e shëndoshë njerëzore, e pakësojnë shumimin, e shkatërrojnë jetën martesore, mbjellin urrejtje dhe armiqësi, dhe përfshijnë veprime të neveritshme dhe të ndyra."