Ebu Ubejdi, i çrobëruari i Ibën Ez'herit, ka thënë: “Në namazin e Bajramit isha i pranishëm tek Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar agjërimin e këtyre dy ditëve: ditën kur e përfundoni agjërimin tuaj (dita e Bajramit të Fitrit) dhe ditën kur hani prej kurbaneve (dita e Bajramit të Kurbanit).” Sahih - Muttefek alejhi
explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ e ndaloi agjërimin në ditët e Bajramit të Fitrit dhe të Kurbanit. Sa i përket Bajramit të Fitrit, ajo është dita e prishjes së agjërimit pas muajit Ramazan, ndërsa sa i përket ditës së Bajramit të Kurbanit, ajo është dita e ngrënies nga kurbanët.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e ndaluar të agjërohet në ditët e Bajramit të Fitrit, Bajramit të Kurbanit dhe në ditët e Teshrikut (tri ditët pas ditës së parë të Bajramit të Kurbanit), pasi ato janë të lidhura me ditën e Bajramit të Kurbanit, përveç atij që nuk ka kafshë për kurban, atij i lejohet të agjërojë në ditët e Teshrikut (teksa është në haxh).
  • Ibën Haxheri ka thënë: "Thuhet se dobia e përshkrimit të këtyre dy ditëve është të tregojë shkakun pse është i obliguar mosagjërimi i tyre. Pra, të bëhet ndarje mes agjërimit dhe Bajramit dhe të shfaqet plotësimi i agjërimit përmes mosagjërimit pas Ramazanit. Ndërsa tjetri për shkak të kurbanit, me të cilin synohet afrimi tek Allahu përmes therjes së tij, me qëllim të ngrënies prej tij."
  • Pëlqehet që ligjëruesi (hatibi) të përmendë në hutben e tij ato që kanë lidhje me kohën aktuale në aspektin e dispozitave dhe të jetë i kujdesshëm ndaj sezonave të adhurimeve.
  • Lejueshmëria e ngrënies nga kurbani.
explain-icon

Kategoritë

explain-icon

Më shumë